E pabesueshme! U bllokua në trafik gjatë protestës së sotme, gruaja lind foshnjen në makinë! (Video)

Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.

Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

Pasi ka lindur foshnjen, gruaja është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar.

Aktualisht nuk dihet shëndeti i nënës dhe foshnjes.