E vogla e tij mbush 9 vjeç, Blendi Fevziu ndan me ndjekësit foton e bukur

Janë të rralla rastet kur Blendi Fevziu publikon foto të familjes e vajzave të tij.

Por në raste ditëlindjesh gazetari nuk kursehet. Ditën e sotme, e vogla e tij Alis, feston 9-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditëlindje Blendi i ka organizuar një festë në shtëpi të bijës, ku ambienti shihet me lule e tullumbace si dhe nuk mungon torta.

“Gëzuar 9-vjetorin Alis”, shkruan Blendi krah fotos ku përqafon të bijën.