Studioja e “Ka Një Mesazh Për Ty” u mbush me shumë të qeshura e ëmbëlsi me ardhjen e Hekuranit. I moshuari nuk e di se në anën tjetër të studios së të “Dielës Shqiptare” , ndodhet nusja e tij, Zamira.
Përpara se t’i zbulojë se kush e pret, Ardit Gjebrea nis të bisedojë me të duke i thënë se një zonjë ka shprehur pëlqim për Hekuranin, çka shkakton shumë të qeshura.
Ardit Gjebrea: Se kush të ka parë në dyqan, të ka pëlqyer dhe ka ardhur. Thonë meqenëse Hekurani është beqar, tani ta kalojmë jetën bashkë.
Hekuran: Lëre, mos e pyet se kam pasur dy gra unë, më kanë vdekur dhe kështu që i dëshiruar jam, nuk e di jo.
Ardit Gjebrea: I dëshiruar je?
Hekuran: Pupupu!
Ardit Gjebrea: E pranon domethënë?
Hekuran: E pranoj se…
Ardit Gjebrea: Çdo të bëjmë tani, e pranojmë! Ah! Më fal, sa vjeç je ti?
Hekuran: Unë jam datëlindja….
Ardit Gjebrea: Mos e trego, mos e trego! Sa vjeç je ti? Ajo është 72, është okej?
Hekuran: S’e di, aq mund të jetë.
Ardit Gjebrea: Do ta doje 72 vjeç?
Hekuran: Mundet.
Ardit Gjebrea: E kuptove çfarë po them, po them që ka ardhur një zonjë që të kalojë jetën me ty, të simpatizon, të ka qejf?
Hekuran: Ça të them unë… le të dalë ajo… unë…
Ardit Gjebrea: Për muhabet të do.
Hekuran: Për muhabet…
Ardit Gjebrea: Hë se e pashë që një moment u stepe.
Hekuran: Për muhabet po, unë jam 90 e ca vjeç, kam djemtë, nuset, nipërit, ç’dua më grua unë? Lërmë rehat o i uruar!
Ardit Gjebrea: Për muhabet more muhabet!
Hekuran: Muhabet po!