I fundit! Meteorologia Tanja Porja tregon qytetet që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

Gjatë natës, janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pasditja sjell përmirësim të motit. Meteorologia Tanja Porja, tregon zonat më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”, u shpreh Porja në “A2CNN”.

Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare. Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”, tha Porja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes