I fundit! Pas ‘pranverës’ në tetor, ja kur do të ketë mundësi për reshje dëbore në vendin tonë

Sipas trendeve të fundit, javën e ardhshme pritet mot i qëndrueshëm.

Pas vransirave që do të përfshijnë vendin në mes të javës, nga dita e premte do të kemi kushte për më shumë diell.

Megjithatë, në ultësira janë të mundshme mjegullat në orët e mëngjesit, të cilat mund të zgjasin pak më gjatë gjatë ditës.

Temperaturat, edhe pse do të jenë mbi mesataren, pritet të pësojnë një rënie në intervalin 15-18°C në ditët e para të nëntorit.

Më shumë vransira priten nga e diela e ardhshme, gjatë javës së parë të nëntorit, në datat 3 dhe 4. Priten reshje, kryesisht shiu, por disa modele sugjerojnë edhe mundësinë e borës në zonat malore.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes