Dita e sotme sjell vranësira dhe reshje te pakta në territor, ndërsa veriu freskohet gjatë mesditës. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja dha në Dita Jonë, detaje mbi parashikimin e motit për sot dhe 3 ditët në vazhdim.
Sipas saj do të kemi prezencë të reshjeve në skajin verior dhe veriperëndim, ndërsa temperaturat do të jenë 10-26 gradë celsius.
“Do të kemi 10-26 gradë celsius. Vranësirat fuqizohen gjatë ditës së sotme. Kemi prezencë të reshjeve në skajin verior dhe veriperëndim. Reshjet do të jenë të pakta. Kukësi, Pogradeci dhe Korça paraqiten mjaft ngrohtë në mesditë dhe vijim”.
Por meteorologia thekson se fundjava do të sjellë rrebeshe të izoluara kryesisht në jug.
“Freskim i lehtë i motit. E diela sjell rrebeshe të izoluara, kryesisht në jug”, tha Porja për A2.