Categories: Lajme

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale në të gjithë vendin.

Sinoptikania Anira Gjoni në studion e lajmeve të “Ora Neës, solli dhe parashikimin e motit në këto ditë të para të tetorit.

Parashikimi i motit nga Anira Gjoni

Muaji nis me temperatura pak më të freskëta se sa muaji shtator. Përgjatë këtyre dy ditëve kemi pasur një rënie të temperaturave sipas vlerave minimale, ashtu dhe atyre maksimale.

Gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale do të shkojnë:

– Në bregdet, 22 gradë

– Në zonat e ulëta, 23 gradë

– Në zonat malore deri në 17 gradë.

Ndërsa për ditën e nesërme, pra të mërkurën presim që ato të jenë në të njëjtat nivele, me një rritje prej 1 gradësh.

Ndërsa dita e enjte do të jetë ajo që do të sjellë një rritje prej 2-3 gradësh. Por, nga ana tjetër, ditën e enjte do të kemi dhe rikthimin e reshjeve të shiut, të cilat do të na shoqërojnë përgjatë dy ditëve në vijim.

Dita e enjte dhe e premte do të shoqërohet me shira në të gjithë qarqet e vendit.

Fillimisht, të enjten reshjet do të nisin në Shkodër dhe në Lezhë, më pas ato do të shtrihen në të gjitha qarqet gjatë natës dhe ditës së të premtes.

Në disa zona këto rreshje mund të sjellin problematikat si pasojë e shtrëngatave të shiut.

Temperaturat në fund të javës pritet të jenë më të larta, konkretisht ditën e enjte ato do të jenë: Në zonat e ulëta, 28 gradë, ndërsa ato minimale do të pësojnë një rritje prej 2-3 gradësh që përcillet me vlerat maksimale.

Ndërsa fundjava, pra dita e shtunë dhe e dielë presim që të ndërpriten reshjet e shiut.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

20 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

3 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

4 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

5 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago