Tr*nditet vendi me mijëra shqiptarë, kushërinjtë e tij e pl*gosën dhe e lanë anës rrugës, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 28-vjeçar shqiptar ka mbetur ndërruar jetë, pasi është goditur me thikë në Athinë. Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca, e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19-vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor.

Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushurinj me njëri-tjetrin. Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes