Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, ish lapidari i 5 heronjve.
Paraprakisht dyshohet për tre persona që kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë që janë plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.
Dyshohet se viktimat kanë, qenë duke lëvizur me një automjet “S class”.
Dyshohet për 2 autore, me kallashnikov.