Arditi ne lot! Jeton në shtëpi me ‘motrën’ që njohu në Facebook: Vajza i tha “baba” burrit të saj…(Video)

Eldën e kanë sjellë një “Ka Një Mesazh PërTy” dy njerëz shumë të rëndësishëm të jetës së saj, nëna dhe shoqja të cilën e quan motër. Rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo e nis me gruan që i ka dhënë jetë asaj dhe dy djemve, të rritur në rrethana shumë të vështira.

Elda nisi punë që në moshën 15-vjeçare dhe pak vite më vonë, u martua me mblesëri. Në fillim gjendja dukej mirë, por në shtëpinë bashkëshortore dhuna psikologjike ishte aq e fortë sa e kishte të pamundur të qëndronte. Nëna i hapi menjëherë derën Eldës dhe vajzës së saj që sapo kishte ardhur në jetë.

Por edhe në shtëpinë e prindërve s’ishte e lehtë. Elda punonte e emigronte për të siguruar të ardhura dhe e ëma kujdesej për të bijën. Tre vite më parë, sfidat ishin të mëdha por teknologjia solli Orestian në jetën e Eldës dhe vajzës.

Elda: Para tre vjetësh, njoha edhe një shoqe që e kam sot shoqe. Jo shoqe, por motër.

Ardit Gjebrea: Ku e njohe?

Elda: E njoha në Facebook.

Ardit Gjebrea: Si e njohe?

Elda: Thjesht më çoi një ftesë dhe e njoha, i tregova historinë time me të gjitha hallet që kam kaluar. Takoi edhe vajzën, u lidh shumë shpirtërisht pas vajzës sime dhe vajza ime i thirri për herë të parë baba burrit të saj.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza?

Elda: Vajza ka qenë 4 vjeçe kur e kam njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe ti takove vajzën me shoqen tënde dhe me bashkëshortin e saj.

Elda: Po, aktualisht unë jetoj te familja e tyre tani. Ka tre vjet që jetojmë të gjithë bashkë, unë, vajza dhe bashkëshorti i saj.

Ardit Gjebrea: Po si, të ftuan që të jetoje me ta?

Elda: Po, ajo u lidh shumë shpirtërisht me vajzën time dhe më ftoi, “më tha do të vish të jetosh me ne” dhe unë pranova se ishin kushtet shumë ekstreme te familja ime.

Ardit Gjebrea: Kanë shtëpi të bollshme?

Elda: Kanë shumë shtëpi, 120 metra katrorë.

Ardit Gjebrea: Dhe ato e trajtojnë Amelian si të ishte vajza e tyre.

Elda: Po. Ata kanë 12 vjet martesë dhe nuk kanë fëmijë dhe vajzën time e trajton jo si vajzën e saj, por tepër vajzës së saj./tvklan.al

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes