Dhimbje e paimagjinueshme! Tezes se Martinit i bie te fiket ne proteste: Mos me jepni uje, Martini ka 4 dite qe nuk pi

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës Fan Noli mesditën e 18 Nëntorit.

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet një protestë, për vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij në shkollë përpara disa ditësh.

Një shoqe e klasës së Martinit tha se kjo që ka ndodhur është një turp. Sipas saj, ajo ka parë gjithmonë nëpër klasa njerëz me thika dhe se drejtuesit e shkollës kanë dështuar në misionin e tyre.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes