Harrojini pushimet, cmendet moti, ja parashikimi per fundin e Nentorit, pas disa oresh pritet..

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C

në zonat e ulëta 1 deri 21°C

në zonat bregdetare 6 deri 21°C

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes