Enio Tabaku nuk jeton më. Jeta e tij u pre në mes 8 ditë më parë, pasi u aksidentua për vdekje pas përplasjes së dy makinave që lëvizin me shpejtësi në Peqin.
I ati i tij, Flamuri në një prononcim për mediat ka treguar djali doli për të festuar Halloween, kur papritur i thanë që djalin ia vranë. Me trupin që i dridhej ai rrëfeu se përplasja ishte aq e fortë, sa ka parë kokën e djalit të këptur nga trupi.
“Ishte ditë e enjte kur ndodhi aksidenti. Ishte halloween. Hëngri bukë dhe doli të festonte me shokët. Më thanë “Flamur tu vra djali”. Fëmija nuk kishte kokë fare. Kërkoj që shteti të vërë dorë dhe të vërë drejtësi. Nëse dalin nga burgu, do të ketë hesape të tjera. I lutem shtetit të vër dorë te rruga, sot fëmija im, nesër mund të jetë dikush tjetër. Kam qenë larg vetëm 100 metra djalit.
I thash djalit të ecte anash rrugës. Unë pash trupin në një krah dhe kokën në krahun tjetër. Kur më thirrën vëllezërit, u turrën të gjithë, unë e kapa i pari. Djali kishte në dorë fara luledielli. As gjumi nuk më zë gjithë natën, e kam të pamundur, e kam rritur 4 vjet jetim. Kam qenë edhe nënë edhe babë për të.
E merrte malli për nënën e tij, thoshte gjithmonë ‘e kemi mamin në zemër’. Kam 8 ditë që nuk kam ngrënë asgjë. Vetëm kam pirë ujë. Nuk kam folur me autorët, ia kam lënë drejtësisë në dorë”, tha Flamuri për Euronews.