Meteorologia jep al*armin: Stuhitë e Atlantikut do të godasin Shqipërinë në..

Stuhitë që kanë goditur fort Gadishullin Iberik gjatë javës së kaluar dhe kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet të prekin Shqipërinë dhe disa shtete të rajonit në mes të nëntorit.

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar për reshje të intensitetit të lartë dhe rrebeshe shiu, të cilat do të sjellin rrezik për përmbytje në vendin tonë.

Sipas meteorologes, stuhitë që aktualisht po godasin Europën, sidomos në Spanjë, janë duke krijuar kushte të paparashikuara për përmbytje.

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”.

Sipas saj Shqipëria dhe tre vendet fqinje pritet të përballen me stuhi dhe rrebeshe intensive pas datës 10 nëntor. Ajo theksoi se territori i Shqipërisë është aktualisht i thatë dhe se përmbytjet janë të mundshme për shkak të pamundësisë për të absorbuar reshjet e mëdha.

Për momentin, reshjet e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Spanjës, duke shkaktuar tragjedi në rajonin e Valencias, ku janë regjistruar qindra viktima. Rajone të tjera si Majorka dhe Ibiza gjithashtu janë goditur nga stuhitë, dhe dje Barcelona u përball me përmbytje masive. Tashmë rrezikohet edhe Andaluzia, ndërsa stuhitë mund të përhapen më shumë gjatë ditëve në vijim.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes