Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e në disa zona ende me ndonjë interval kohor me diell.
Reshjet gjatë ditës do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.
Gjatë nates priten reshje të dendura dhe rrebeshe përfshijnë shumë vise malore.
Në shumë vise të Shqipërisë priten rrebeshe lokal me vetëtima dhe bubullimë.
Të Enjten pritet reshje bore ne zonat malore.
Të Premten erërat do të fryjnë prapë nga jugu, juglindja e jugperëndimi që do të rrisin shumë shpejt temperaturat. Reshjet e shiut do të fillojnë prapë dhe do të intensifikohen prapë orëve të pasdites apo mbrëmjes.
Në mbrëmje depërtim i frontit të ri të ftohtë ajror dhe në shumë zona të Kosovë shiu prapë do të shndërrohet në borë.
Gjatë fundjavës stabilizim i motit, por ftohtë dhe me acar. Ne keto kushte atmosferike pritet te mbyllet muaji Nentor.