Këngëtarja dhe artistja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska u raportua se ishte në pritje të ëmbël, lajmi i cili u bë viral në mediat rozë.

Mirëpo pak orë më vonë rezultoi se e gjitha kjo nuk ishte e vërtetë pasi vetë këngëtarja reagoi me anë të një “InstaStory” ku përgënjeshtroi thashethemin duke nënkuptuar se është një lajm që është përhapur nga mediat vetëm për klikime.

“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj këtyre portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, ka shkruar Toska në një postim e publikuar.