Tërmeti i fortë tro*ndit vendin me mijêra shqiptarë, ja epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.

Deri më tani nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima. Gjithashtu një tërmet i dytë me magnitudë më të ulët ka ndodhur rreth orës 19:07 dhe kishte një intensitet 4.2 të shkallës Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të Nea Moudania, Halkidiki.

Tërmetet thuhet se janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri tani nuk ka informacione për dëme materiale. Autoritetet po vlerësojnë situatën dhe këshillojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes