Tjetër tragjedi! Përmbytet gomonia, humbin jetën katër emigrantë, mes tyre dy fëmijë

Një tragjedi e re detare me katër viktima ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor.

Mësohet se skafi në të cilin udhëtonin emigrantët e paligjshëm është përplasur në një zonë shkëmbore pranë vendit ku tre ditë më parë kishin humbur jetën gjashtë fëmijë dhe dy gra.

Siç raportohet nga mediat e huaja viktimat janë dy gra dhe dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu deri më tani 16 persona janë shpëtuar, ndërkohë vazhdojnë kërkimet.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes