Tragjedi në vend/ Kush janë dy kushërinjtë shqiptarë që u vr*anë në lule të moshës, autori djali i politikanit të njohur(FOTO)

Mbrëmjen e djeshme 13 nëntor, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Klinës në Kosovë. Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal.

Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia.

Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes