Gazetarja Valbona Mhilli e klasifikon veten te njerëzit që besojnë te jeta e përtejme dhe ritakimi me njerëzit e dashur pas vdekjes.
Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie”, ajo shprehet se nuk ndikon vetëm besimi por edhe shenjat që ka parë.
Në sinjalet që ajo mendon se kanë ardhur nga babai i ndjerë, ka qenë gjatë një vizite në varreza kur ajo dhe mbesa kanë dëgjuar zhurmë që vinte nga varri.
Valbona Mhilli: Shenja që edhe kur kam shkuar me mbesat e mia te varri i babit, ne kemi dëgjuar bashkë me mbesat varrin i cili bënte zhurmë shumë të madhe. Kemi parë shenja që na është shfaqur babi në ëndërr si mbesës, ashtu edhe mua, kështu që ka shumë shenja që ne na bënë të besojmë që shpirti jeton dhe shpirti i babit tim është gjithë kohës me mua.
Për pjesën e shenjës së parë, tani si e ke përjetuar atë moment dhe ishit të dyja kaq të qarta në atë gjë, s’e kuptoj?
Valbona Mhilli: Ne ishim bashkë me familjarët tanë në ritualet tona që shkonim e takonim babin. Babi ka pasur një lidhje shumë të madhe me mua dhe me mbesën e madhe. Vajtja e mbesës te varri, ndërkohë që ne ishim ulur te pllaka e varrit, unë dhe mbesa dëgjojmë një shkundje të fortë të varrit, një zhurmë që vinte nga një thellësi shumë e madhe dhe dukej sikur trokiste diçka. Kjo është dëgjuar vetëm nga unë dhe mbesa, të dyja të mpira dhe nuk reaguar.
Kishte edhe njerëz të tjerë ndërkohë?
Valbona Mhilli: Po, edhe njerëz të tjerë. Ndërkohë që jemi larguar nga varri, unë filloj dhe qaj në makinë, them që babi është gjallë dhe tregoj këtë skenën që dëgjova dhe ndërkohë mbesa nga ana tjetër reagon dhe thotë “teze, edhe unë e dëgjova, por kisha shumë frikë ta tregoja sepse mendova se nuk do të më besonit”