Tron*ditese! Shpërthim b*mbe në një stacion hekurudhor, raportohet për 25 vi*ktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan ku të paktën 25 persona janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në një stacion hekurudhor në provincën Balochistan. Dhjetra të tjerë mbeten të plagosur, kur treni i mëngjesit ishte gati të nisej nga stacioni i Quetta në Pakistanin jugperëndimor për në Peshawar. Një grup militant, Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, tha se kreu bombardimin në atë që policia po e konsideron një sulm vetëvrasës.

Në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale, grupi tha se kishte në shënjestër një njësi ushtarake pakistaneze që po kthehej nga Quetta pas përfundimit të një kursi trajnimi. Kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve vdekjeprurëse në provincë, të nxitur nga kërkesat për pavarësi dhe kontroll mbi burimet lokale. Komisioneri i qytetit ka thënë se të paktën 25 persona u vranë, duke përfshirë edhe kamikazin, dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Zyrtari i lartë i policisë Muhammad Baloch tha se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz që mbante 6-8 kg eksploziv dhe konfirmoi se 14 ushtarë ishin në mesin e të vdekurve. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë momentin kur ndodhi shpërthimi të shtunën në mëngjes ku duken dhe një numër njerëzish të plagosur dhe mbeturina të shpërndara nëpër stacion. Ndër të plagosurit e sjellë në Spitalin Civil ishte edhe Abdul Jabbar. Ai tha se po hynte në stacion, pasi kishte blerë një biletë nga zyra e rezervimeve, kur ndodhi shpërthimi.

“Nuk mund ta përshkruaj tmerrin me të cilin u përballa sot, ishte sikur të kishte ardhur dita e gjykimit”, tha ai.