Tro*nditet futbolli/ Humb jetën ish-futbollisti i njohur

Ish-lojtari i njohur i Valencias, Jose Castillejo, ka humbur jetën në përmbytjet e tmerrshme që kanë goditur Spanjën, duke shkaktuar më shumë se 158 viktima gjatë kësaj jave. Valencias, klubi ku ai filloi karrierën, u shpreh me një njoftim prekës në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet për këtë humbje tragjike.

“Na vjen keq për vdekjen e Jose Castillejo, një viktimë e fatkeqësisë natyrore të ditës. Ai kaloi të gjithë shkollën e klubit dhe luajti për shumë skuadra në komunitetin tonë lokal të Valencias,” shkruhej në njoftimin e klubit.

Castillejo, 28 vjeç, ka luajtur për disa skuadra të tjera në Spanjë, përfshirë klubin e kategorisë së dytë, Eldense, i cili gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjen e tij. Përveç Valencias dhe Eldense, ai ka luajtur edhe për Torre Levante, Paterna, Roda, Villamarxant, Colon dhe Bunol. Kjo tragjedi nënvizon pasojat e rënda të përmbytjeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë frikë dhe shqetësim në të gjithë vendin. Numri i viktimave vazhdon të rritet, duke lënë një gjurmë të thellë në komunitetet e prekur.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes