Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka bërë të ditur se tashmë jemi zyrtarisht në dimër pasi do të kemi një ndryshim të kushteve të motit, me borë në lartësi deri në 700 metra lartësi, ndërsa në fundjavë temperaturat do të pësojnë rënie me 7 gradë.
“Reshjet e shiut do të vijojnë deri vonë pasdite kur presim që reshjet e dëborës të shfaqen në lartësitë 800 apo 700 metra mbi nivelin e detit
Mëngjesi i së premtes ka nisur me reshje me intensitet të mesatar dhe të lartë në veri, ndërsa intensiteti i lartë zhvendoset edhe në zonat qendrore dhe në jug gjatë mesditës. Do të mbesin me reshje të pakta veriu dhe qendra gjatë orëve të natës.
Megjithatë, reshjet do të jenë prezente edhe gjatë fundjavës dhe fillimin e javës tjetër. Gjatë ditës së nesërme do të kemi reshje me intensitet mesatar kryesisht gjatë zonave jugperëndimore reshje shiu, ndërsa juglindja me reshje dëbore. Veriu do të ketë reshje të pakta, ndërsa qendra reshje herë pas here mesatare. Dita e diel, por edhe fillimi i javës tjetër do të mbeten me vranësira, ndërsa do të ketë reshje dëbore të herë pas hershme në zonat lindore.
Sa i përket temperaturave, sot minimumi do të jetë 4 apo 5 në zonat e thella malore. Ndërkohë, nesër pritet të ketë një rënie me të paktën 5 gradë të temperaturave minimale, ndërsa me 5 deri 7 do të ulet termometri i temperaturave edhe në mesditën e së shtunës”, tha meteorologia Tanja Porja. (A2 Televizion)