Akuzohen se vr*në babanë dhe e groposën në kasollen e lopës, Prokuroria e Durrësit merr vendimin b*mbë për tre fëmijët e Pëllumb Metës

Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, tre fëmijët e të ndjerit Pëllumb Meta do të gjykohen nga Gjykata e Durrësit.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen në ngarkim të tyre, duke i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Dy djemtë dhe vajza vendosën në muajin Shkurt të vitit të kaluar që të vrisnin me armë zjarri babanë e tyre dhe më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e groposën atë në kasollen e lopës. Trupi u zbulua pas më shumë se 10 ditësh.

Për Hysenin, djalin e madh të familjes Meta, Prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzën “Vrasje me paramendim”. Për të njëjtën vepër penale akuzohet dhe vajza, Hygerta, ndërsa djali tjetër Amarildo akuzohet për “Asgjësim të kufomës”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 shkurt. Ekzekutori ka qenë vëllai i madh i familjes, Hysen, i cili është arrestuar së bashku me vëllain tjetër Amarildo Meta, ky i fundit për bashkëpunim në vrasje.

Mirëpo, vajza Hygerta Meta vetë deklaroi në polici se ishte ajo autorja dhe se e kishte bërë vrasjen për shkak se babai ishte shumë autoritar dhe donte ta fejonte me zor, ndërsa kjo e fundit dëshironte që të ndiqte shkollën.

Ka qenë një nga djemtë e Pëllumb Metës që u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit. Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes, nga ku më pas u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë e groposur nga fëmijët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *