Banori i Big Brother VIP, G-Bani, është artisti i njohur i zhanrit hip-hop dhe e ka përshkruar veten si një “legjendë” në industrinë e muzikës
G Bani është i njohur për stilin e tij unik dhe për kontributin e tij të madh në skenën muzikore shqiptare.
Rrjeti ka shpërthyer për ngjashmërinë e frikshme të G-Banit me biznesmenin e zhdukur, Ervis Martinaj.
Aq sa qytetarët kanë shpërthyer në rrjetet sociale me komente, duke e quajtur: Luani u kthye, Ervis Martinaj është gjallë, ishin disa prej komenteve.
G-Bani është 43 vjeç, me origjinë nga Puka por që në moshën 12-vjeçare jeton prej disa vitesh në Greqi, më pas në Suedi dhe që nga viti 2015 jeton në Angli.
Ai ka pasur edhe momente të vështira, pasi kur ishte i vogël i ka shpërthyer një kapsulë dinamiti në sy.
Në Shqipëri nuk kishte asnjë trajtim, kështu që familjarisht shkuan në Greqi, duke ecur në mal.
Duke jetuar në Greqi, ai filloi krijimet e tij të para muzikore sepse i pëlqente shumë shkrimi dhe muzika hip hop.
Që në pjesëmarrjen e tij të parë në “Top Fest 1” ai vazhdoi me disa këngë të tjera, por gjatë viteve që jetoi në Suedi e më pas në Angli, u nda tërësisht nga muzika sepse donte që fillimisht të rregullonte veten dhe familjen me dokumente angleze.
Ai thotë se është legjendë dhe do të rikthehet sërish në botën e muzikës përmes “Big Brother Vip”.