Dhimbje e madhe! Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 21-vjeçari Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. Gjeto Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë.

Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd.

Lamtumirë Gjet!”

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes