“Dimër tipik dhe i ftohtë”/ Meteorologia Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja kur rikthehet bora

E ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” sinoptikania Lajda Porja tha se Dhjetori dhe muajt e tjerë në vijim do të kenë temperatura të ulëta. Teksa shtoi se një pjesë e Evropës Qendrore do të ketë temperaturat e një dimri të acartë, një pjesë e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë do të kenë temperaturat tipike të një dimri klasik. Sipas sinoptikanes ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i kaluar.

“Ka startuar në Shtator “La Ninja” dhe pritet të jetë deri në fund të Shkurtit që do të thotë se do të kemi një dimër të vërtetët në pjesën më të mirë të globit, një pjesë do të ketë të acartë. SHBA, Britania e Madhe, Skandinavia, pjesërisht pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të përjetojnë një dimër të acartë dhe një pjesë e Mesdheut do të përjetojë një dimër tipik, aktualisht ne jemi në temperatura të një dimri tipik klasik të Shqipërisë.

Jemi në temperatura tipike Dhjetori, -3 gradë është temperatura më e ulët në Peshkopi dhe -2.4 gradë është në qarkun e Korçës, flasim për zonat urbane, kurse fshatrat do të kenë temperatura 2-3 gradë më të ulëta, zonat e thella malore shkojnë padiskutim në -5 gradë. Është një dimër pak më i ftohtë krahasuar me vitin e kaluar, por do të jetë një dimër pak më i ngrohtë se një dimër tipik. Sepse deri në datën 15 Dhjetor ne do të përjetojmë ditë tipike dimri që do të thotë se do të jemi rreth vlerave minimale -2 ose -3 gradë dhe vlerat maksimale 14-15 gradë, por pjesa e dytë e Dhjetorit do të jetë më e ngrohtë, ku vlerat maksimale do të jenë më larta,” tha sinoptikania.

Për sa i përket kësaj jave, Lajda Porja tha se gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten pritet të rikthehen reshjet e borës kryesisht në zonat lindore. Kurse gjatë 15 ditëshit të parë të Dhjetorit temperaturat do të jenë të paqëndrueshme.

“Të mërkurën dhe të enjten do të kemi një front të ftohtë i cili jo vetëm që është i ftohtë, por dhe i lagësht. Vjen drejt territorit shqiptar, do të ketë reshje të pakta në Ultësirën Perëndimore, por shtohet lagështia në Tiranë dhe do të bëhet një i ftohtë i hidhur, dhe ka reshje dëbore. Rikthehet dëbora në zonat malore, në të gjithë zonën lindore që nga Puka, Bajram Curr, Bulqizë, Librazhd dhe deri në Qarkun Korçës, do të jenë të mërkurën dhe të enjten. Ndonëse qytetet do të kenë reshje më të pakta që mund të jenë 5 deri në 8 centimetra, zonat e thella do të kenë deri në 15 centimetra. Ky muaj do të jetë i paqëndrueshëm, do të kemi dy ditë me diell, një ditë me shi dhe të premten do të kemi përmirësim. Më saktë ky 15 ditësh nuk do të jetë reshje të konsiderueshme, por do të jenë prezente, do të jetë lagështira prezente dhe në qytetet e bregdetit do të ndjehen si ditë bore, vetë prania e lagështirës do bëjë që të ndjejmë shumë të ftohtin si ditë dëbore,” tha Lajda Porja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes