“Është larguar nga shtëpia”/ Burri vr*u gruan me çekiç, banorë dhe të afërme të sh*kuar për kr*min, zbulohen sms-të e bujshme

Krimi i rëndë në Greqi, ku burri Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij, Alba Cenko ka tronditur edhe banorë dhe të afërm që jetojnë në fshatin Shën Pjeter në Fier, nga ku ata kishin origjinën. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka shokuar të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier. Banesa, ku çifti jetonte së bashku me nënën e Kastriotit, e cila ishte larguar për të kaluar festat e fundvitit në Greqi me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mund të mbajnë dot lotët nga krimi makabër që ka ndodhur.

Fqinjët thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme. Ata pohojnë se mund të kenë pasur disa probleme të brendshme, të cilat kanë çuar në këtë situatë ekstreme. “Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh, duke theksuar se në zonën e tyre të qetë nuk kishin përballur asnjëherë krime të tilla brenda familjes.

Një nga fqinjët, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se Alba kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe nuk mund të lidhej me motrën e saj. Në emër të Albës, Kastrioti i kthente përgjigje, duke pretenduar se ishte djali i saj, ndërsa vetë ai, kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se Alba ishte larguar nga shtëpia.

Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi krimi, por po flinin. Fqinjët shprehen keqardhje për fëmijët, që nuk e dinin se po jetonin me kufomën e nënës së tyre në shtëpi. “Për Allah, le të ishte ndarë, por të mos ia merrte jetën,” thotë një prej tyre. Ndërkohë, në familjen e Albës, në Cermë-Proshkë të Lushnjës, ka hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes