“Ishte i pisët, nuk duruam dot më”/’ Mbytën me jastëk babain në banesë, zbardhet dëshmia tro*ditese e tre të rinjve

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen tragjike në Greqi, ky motër e vëlla dhe bashkëshorti i vajzës vranë duke mbytur me jastëk babain e tyre.

“66-vjeçari ishte një personazh i padisiplinuar, kishte probleme psikologjike dhe shpërthime. Ai nuk e rregullonte veten dhe ishte i pisët. Nuk duruam dot më”, mësohet se ka dëshmuar në polici djali 22-vjeçar i viktimës, vajza 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29-vjeç, duke justifikuar krimin.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur me hetuesit grek, por sipas Protothema, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro, megjithatë ende nuk dihet se vrasja është bërë për para. Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për dinamikën e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje. Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte. Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

“Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit nuk ishte fiksuar. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët”, vunë në dukje burime me njohuri për rastin.

Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëk dhe rroba jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar. Policia gjeti edhe dy thika shtëpiake dhe një karikator me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *