Kastriot Cenko, 39 vjeç vrau me çekiç dhe mjete të tjera rrethanore bashkëshorten e tijj Alba Cenko disa ditë më parë në lagjen Ampelokipi të Athinës ku çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre Gazetari shqiptar në Greqi Edmont Guri tha në një intervistë se ngjarja makabre ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe sidomos komunitetin shqiptar. Ai tregoi se policia që u gjend në vendngjarje pas njoftimit të vetë autorit të krimit, konstatoi menjëherë me mbërritjen në shtëpinë e çiftit se nuk bëhej fjalë për një vrasje të çastit.
“U duk qartë që në momentet e para kur u lajmërua që nuk është thjesht një vrasje, ka diçka më shumë. Ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje, kur hynë në banesë konstatuan disa shenja që tregonin se nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër por i bëri të dyshonin dhe të thërrisnin menjëherë ekipin e kriminalistikës. Ata kanë dëshmuar se autori jo vetëm ka ekzekutuar me çekiç bashkëshorten, por ka tentuar me mjete të tjera ta copëtojë atë, ka pasur shumë qese të zeza të futura në papafingo, duke tentuar disa herë që të largojë trupin nga banesa që të fshihte gjurmët”, tregoi Guri