Moti bën kthesën e madhe/ Paralajmërimi i meteorologes: Do të kemi reshje shiu dhe dëbore, ulje të temperaturave deri në minus..

Mbrëmja e sotme dhe nga dita e nesërme deri të shtunën, do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat deri në minus 5 gradë.

Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja: “Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat. Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës.

Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi. E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore.

Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”, u shpreh Porja.

Por ditët e dimrit, sipas meteorologes do të jenë në fillim të javës tjetër që përkon edhe me krishtlindjet.

Porja paralajmëron reshje shiu dhe dëbore dhe ulje të temperaturave. termometri zbret në minus 5 gradë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.

“E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *