Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM është shprehur se gjatë ditës së sotme të vijojnë reshjet e dobëta në juglindje të vendit, kryesisht në formën e borës.
Gjoni tha se në tre ditët në vijim kushtet e motit do të vijnë duke u përmirësuar, me pasditen e të mërkurës, që do të sjellë një ndryshim të dukshëm atmosferik.
Po ashtu, Gjoni theksoi se edhe dita e sotme dhe e nesërme, pavarësisht kthjellimeve më të shumta, do të shoqërohet herë pas here me reshje shiu, ose dëbore, ndërsa shtoi se temperaturat do të mbeten pak a shumë në nivelet aktuale.
Kthesa, theskoi Gjoni, do të ndodhë të shtunën, ku do të rikthehen reshjet e dendura, ku nuk përjashtohen dhe problematika në rrugë.
“Do të jenë prezente edhe ditën e mërkurë edhe në veriun e vendit. Për të enjten e të premten presim ndërprerje të reshjeve. Ndërsa të shtunën presim që të kemi dhe rikthimin e reshjeve gjatë paradites dhe do të na shoqërojnë gjatë fundjavës.
Deri të premten nuk presim problematika sa i përket kushteve të motit, ndërsa në fundjavë do të ketë reshje të shtuara, ndërsa mund të ketë problematika sa i përket reshjeve të shiut.
Temperaturat në bregdet presim që të jenë 8 deri në 13 gradë celsius;
Në zonat e ulëta presim që minimalet të jenë 6 dhe maksimalet deri në 14 gradë;
Ndërsa në zonat malore presim që të ulëtat të jenë në 0 gradë dhe të shkojnë në maksimale deri në 6 gradë”, u shpreh ndër të tjera në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania Anira Gjoni.
NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR 5 DITËT E ARDHSHME NGA ANIRA GJONI