Po e bejme si ‘hero’ por ja çfarë shkruante Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun (Foto)

Elton Ilirjani është heroi i padiskutueshëm për një pjesë të popullit shqiptar, kjo pasi iu gjend menjëherë pranë ikonës Parashqevi Simakut.

Pasi pamjet e Parashqevisë në gjendje të mjerueshme u bënë virale në rrjet, Eltoni i siguroi asaj një qëndrim 3 javor në hotel, ushqime, veshje dhe gjëra të tjera jetësore.

Këto fjalë nuk janë të thëna nga ne por të dokumentuara me pamje, pasi Eltoni ka publikuar çdo moment të mundshëm të Parashqevisë — nga momenti kur e ushqen ndërkohë që e filmon; hyrja, sa minuta qëndroi dhe dalja prej dushit — sa orë fjeti, dhe shumë të tjera. Të gjitha të filmuara!

Mirëpo këto veprime të Eltonit nuk janë pritur dhe aq mirë nga pjesa tjetër e publikut. Revoltën e tyre e shton edhe një koment i bërë nga vetë Eltoni, një ditë para se të takonte Parashqevinë dhe ta publikonte në çdo pozicion të mundshëm në rrjet.

Në një video që një llogari kishte publikuar në Instagram, ku shihej pikërisht këngëtarja shqiptare teksa merrte ndihmë si e pastrehë në Amerikë, Eltoni komentoi: “Hiqeni nga postimi. Nuk po bëni mirë”, shoqëruar me një tjetër replikë të tij: Tmerr!

Ky koment i ka rënë në sy edhe Evi Kokalarit. Ajo ka postuar pikërisht komentet e Elton Ilirjanit dhe i ka shoqëruar me shkrimin: “Pra, e di që është gabim!! Dhe gazetari mbrëmë e tha që këngëtarja evitonte shqiptarët, punë dinjiteti besoj, dhe prapë ja bëri videon virale!”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes