Policia në Malësinë e Madhe njofton se një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj.
Gj.Gj, 21 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)