Të paktën 26 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy autobusëve në pjesën perëndimore të Bregut të Fildishtë. Aksidenti ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën Daloa-Issia. Gjithashtu ekspertët e Ministrisë së Transporteve afrikane kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.
Ashtu si në shumë vende afrikane, në Bregun e Fildishtë janë të zakonshme aksidentet trafiku me fatalitet, për shkak të gjendjes së keqe të disa rrugëve dhe shumë automjeteve, si dhe për shkak të mosrespektimit të kodit të trafikut nga drejtuesit e mjeteve.
Në fillim të nëntorit, 20 persona humbën jetën kur një autobus u përplas me një cisternë në pjesën qendrore të vendit. Rreth 1,000-1,500 njerëz vriten çdo vit në rrugët e Bregut të Fildishtë, sipas ministrisë së transportit, e cila ka vendosur një objektiv ambicioz për të reduktuar vdekjet në rrugë me 50% deri në vitin 2025.
À Brokoua, à 9 km d'Issia, un accident s'est produit entre un Vario en direction de Daloa et un Gbaka (Massa) en route vers Issia. Le pneu du Gbaka a éclaté, provoquant l'accident. Bilan provisoire : plusieurs blessés et plus de 10 morts. Les recherches sont en cours. pic.twitter.com/J0xk7NKDH9
— AfroPlanete (@Afroplanette) December 6, 2024