Tragjedi në Maqedoni te Veriut. Gjenden në një objekt fetar 3 persona të vdekur, mes tyre një 14 vjeçar.
Prokuroria e Kavadarit ka njoftuar se trupat e pajete nuk kanë shenja dhune dhe se janë dërguar për autopsi, gjithashtu ka nisur dhe një hetim për rrjedhje të gazit në pajisjet që ngrohin shtëpinë ku u gjetën 3 viktimat
“Është inspektuar vendngjarja në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Gjatë kontrollit fillestar të trupave, nuk u konstatua asnjë shenjë dhune.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi dhe ka urdhëruar gjithashtu ekzaminimin e funksionimit të pajisjes së gazit që përdorej për ngrohje”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.
Dy të rriturit dhe 14 vjeçari u zbuluan pa shenja jete në një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, në fshatin Crveni Bregov, të qytetit të Negotinës.