Year: 2024

  • Aksident i frikshëm në garat Rally, raportohet për katër tifozë të vd*kur

    Aksident i frikshëm në garat Rally, raportohet për katër tifozë të vd*kur

    Gara nën kujdesin e Klubit Hungarez të Automjeteve po zhvillohej në kufirin verior të vendit me Sllovakinë dhe rruga e veçantë fatale ishte ajo midis Lampatlan dhe Bayot… Turma njerëzish ishin mbledhur në rrugën e fshatit që lidh dy qytetet hungareze, kur një nga makinat e garës rrëshqiti në asfaltin e lagur dhe më pas dhuroi disa momente dramatike për të pranishmit aty.

    Automjeti shkaktoi një aksident me shpejtësi të madhe pikërisht aty ku ndodheshin spektatorë në këmbë, për pasojë katër persona kanë humbur jetën në vend dhe dy të tjerë, mes tyre një fëmijë janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën!

    Në vendngjarje kanë shkuar tetë autoambulanca dhe katër helikopterë për të transportuar menjëherë të plagosurit në spital, pasi 10 spektatorë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

  • Leku mbret, ja cpo ndodh me monedhat e huaja

    Leku mbret, ja cpo ndodh me monedhat e huaja

    Sot, më 25 mars 2024, dollari amerikan, blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë.

    Euro, blihet me 102.6 lekë dhe shitet 103.4 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105.4 lekë, ndërsa në shitje me 106.3 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120.2 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.5 lekë, ndërsa në shitje me 70.8 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Shi, shtrëngata dhe breshër/ Këtë javë mos dilni pa çadër, çfarë ju pret deri të premten

    Shi, shtrëngata dhe breshër/ Këtë javë mos dilni pa çadër, çfarë ju pret deri të premten

    Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

    Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

    Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

    Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

    Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 2.8 Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 20:39 në vendin tonë.

    Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte në Leskovik, ndërsa thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.

    Lëkundjet ishin të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale

  • Shi, shtrëngata dhe breshër/ Mos dilni pa çadër këtë javë, çfarë ju pret deri të premten

    Shi, shtrëngata dhe breshër/ Mos dilni pa çadër këtë javë, çfarë ju pret deri të premten

    Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

    Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

    Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

    Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

    Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

  • Çudira shqiptare! ‘Bëj testin e ADN-së!’ Shkëlqimi s’pranon t’u japë atësinë fëmijëve

    Çudira shqiptare! ‘Bëj testin e ADN-së!’ Shkëlqimi s’pranon t’u japë atësinë fëmijëve

    Përveç çështjes ligjore që Shkëlqimi ka me familjen e tij, një problem shumë i rëndësishëm në përballjen e tij me ish-bashkëshorten, Eglantinën, mbetet atësia e dy fëmijëve. Që prej fillimit të puntatës së “Shihemi në Gjyq”, Shkëlqimi ka refuzuar kategorikisht edhe të bëjë ADN-në.

    Sic u sqarua gjatë rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, binjakët kanë ardhur në jetë pas divorcit, kur ish-çifti ka tentuar disa herë të bashkëjetojë për periudha të ndryshme kohore. Eglantina është shumë e sigurt për atësinë e fëmijëve ndërkohë që sipas deklaratës së Shkëlqimit, duket se arsyeja që ai nuk pranon është fakti që nuk ka dashur të marrë përgjegjësi.

    Ardit Gjebrea: Zotëria pranoi që në ato muaj që vinte dhe ikte nga ty ka patur edhe të tjera. Ti ke patur të tjerë?

    Eglantina: Absolutisht jo. Për këtë po them që unë jam shumë e sigurt që fëmijët janë të tijtë dhe duhet të paguajë edhe lekët për rritjen e fëmijëve.

    Shkëlqim: Në qoftë se ne kishim një marrëdhënie shumë të largët, më kupton, si ka mundësi

    Eglantina: Unë jam shumë e sigurt, ti jo.

    Shkëlqim: Trego të vërtetën se mund të kesh pasur edhe marrëdhënie të tjera, nuk më intereson në fund fare, nuk e pranoj.

    Eglantina: Bëj ADN-në.

    Shkëlqim: Nuk ka mundësi që të jetë ashtu,e para dhe e dyta unë kam thënë unë nuk dua t’i njoh fëmijët. Nuk dua të mbaj përgjegjësi, ta kam bërë të qartë që atëherë, mos më kërko gjëra të tjera

    Eglantina: Nuk ka problem, i mbaj vetë, i rris vetë siç i kam rritur.

    Ardit Gjebrea: Përse nuk ke pranuar që ta bësh ADN-në? Çfarë i trembesh ti?

    Shkëlqim: Nuk dua ta bëj.

    Ardit Gjebrea: Pse s’do ta bësh?

    Shkëlqim: Kanë kaluar 20 e ca vjet, ne kemi kaluar pak marrëdhënie pas martese se ajo mendonte mos më ndryshonte mendjen, unë nuk e ndryshova mendjen dhe nuk bëhem pishman për atë që kam bërë në atë periudhë. Sot e kam kuptuar që e kam gabim, por deri në atë periudhë se nuk ma ndërronte dot mendjen dhe u larguam.

    Ardit Gjebrea: O Shkëlqim, ajo abortoi fëmijën për ty. Më përpara tha “për dashurinë” dhe unë, nuk e kuptoj dot që thjesht për dashurinë ti të humbësh një dashuri.

    Eglantina: Nuk kemi pasur atë lirinë që është sot dhe që femrat kanë sot në Shqipëri. Atëherë thoshte burri ja ku është porta, po nuk shkoi mirë, dil përjashta!

    Shkëlqim: Unë i thashë hiqe se unë nuk mbaj përgjegjësi, thuaje edhe këtë të vërtetën që ta thashë këtë, që për mua ti hiqe se po i mbajte unë nuk mbaj përgjegjësi! Ti bëre me kokën tënde. Po t’i kishe hequr, s’do kishe përgjegjësi tani këtu./tvklan.al

  • E rëndë! Ekz*kutohet kryebashkiakja dhe një këshilltar i saj

    E rëndë! Ekz*kutohet kryebashkiakja dhe një këshilltar i saj

    Brigitte García, kryebashkiakja e qytetit bregdetar të San Vicentes, në Ekuador, u qëllua për vdekje këtë të dielë, sipas policisë ekuadoriane. Ajo është zyrtarja e fundit e zgjedhur që u vra në Ekuador. Ajo u vra në mes të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria e Daniel Noboa për të luftuar bandat kriminale.

    Kryebashkiaku Brigitte García, së bashku me një anëtar tjetër të qeverisë lokale të San Vicente, që ndodhet në provincën e Manabí në rajonin lindor të vendit, u qëlluan për vdekje. Sipas policisë ekuadoriane, të dy trupat u gjetën të pajeta brenda një automjeti, teksa ishin qëlluar me armë zjarri.

    Policia po heton në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e sa më shumë provave. Brigitte García ishte një politikane e re 27-vjeçare, anëtare e partisë Revolucioni Qytetar, me ideologji socialiste. Ish-presidenti Rafael Correa ishte lider në parti.

    Lufta kundër trafikut të drogës

    Ekuadori po lufton me bandat e armatosura, të cilat janë të angazhuara në trafikun e drogës dhe veprojnë kryesisht në bregdetin e Paqësorit të vendit. Në këtë rajon, banda të ndryshme po luftojnë me qeverinë për kontrollin e qytetit të Guayaquil.

    Që nga janari 2024, pas arratisjes së liderit të bandës Los Choneros, Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi ndihmën e Forcave të Armatosura të Ekuadorit për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, në luftimin e bandave të armatosura.

    Strategjia e tij krahasohet me atë të Nayib Bukele në El Salvador. Ndërsa qeveria arriti të zbusë përkohësisht ndikimin e dhunës së bandave, ka pasur një rritje të dukshme të dhunës që synonte zyrtarët e zgjedhur. Pak muaj më parë u pushkatua edhe kryebashkiaku i një qyteti tjetër bregdetar, Mantës.

    (Balkanweb)

  • Tronditëse! Vëllai i kryetarit të komunës gjendet i vdekur pranë varrit të babait

    Tronditëse! Vëllai i kryetarit të komunës gjendet i vdekur pranë varrit të babait

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.

    Burime për mediat lokale në Kosovë bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të bashkise së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

    Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati. Sakaq, autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

  • DIMËR në pranverë! Dëborë dhe stuhi shiu, si pritet të jetë moti javës që vjen

    DIMËR në pranverë! Dëborë dhe stuhi shiu, si pritet të jetë moti javës që vjen

    Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

    Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

    Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

    Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

    Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

  • “Mami ra në koma dhe babai na solli në shtëpi një grua tjetër”/ Mes lotësh, Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë: Ishte shumë e keqe, na ka nxirë jetën. Babai më vdiq në duar

    “Mami ra në koma dhe babai na solli në shtëpi një grua tjetër”/ Mes lotësh, Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë: Ishte shumë e keqe, na ka nxirë jetën. Babai më vdiq në duar

    Rike Roçi ka rrëfyer disa momente të vështira të jetës së saj. Në një bisedë më Roza Latin, Rike tregon se u prek shumë nga rrëfimi i Rozës pasi edhe historia e saj është e njëjtë. Rike rrëfen se babai i saj ka ndërruar jetë nga një problem në mushkëri dhe se nuk sillej mirë me ta.

    Gjithashtu ajo i ka rrëfyer Rozës se ai krijoi një lidhje dhe kur mamaja e tyre ishte në spital ja solli në shtëpi.

    “Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.

    Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.

    Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.

    E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap i qëndruam afër.”-tha Rikja