Year: 2024

  • E rëndë në Durrës! 24-vjeçari rr*h babain pasi i dh*noi nënën

    E rëndë në Durrës! 24-vjeçari rr*h babain pasi i dh*noi nënën

    Një 24-vjeçar dhe babai i tij 53-vjeçar kanë përfunduar në komisariat në Durrës, pas një konflikti mes tyre.

    Policia njofton se gjithçka ka nisur pasi 53-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe për këtë arsye djali ka reaguar duke e dhunuar babain e tij. Pas kësaj, të dy ata janë shoqëruar në policisë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.

    Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

  • Ditë e veçantë për çiftin nga Fieri, nusja vjen me helikopter! Reagimi i pabesueshëm i të ftuarve(Video)

    Ditë e veçantë për çiftin nga Fieri, nusja vjen me helikopter! Reagimi i pabesueshëm i të ftuarve(Video)

    Një çift në Fier, ka zgjedhur që ditën e tyre të veçante të martesës, ta mbajnë mend përgjithmonë.

    Nusja është marrë me helikopter dhe ndërsa zbret prej tij së bashku me dhëndrin, janë përshëndetur me brohoritma nga të gjithë dasmorët, por edhe nga banorë të zonës, të cilët janë mbledhur pranë helikopterit, shumë kurioze.

    Çifti ka zgjedhur që helikopteri të jetë me ngjyrë të kuqe si simbol i dashurisë së tyre

  • Ka*ceri i zorrës së trashë, zbulimi në kohë që shpëton jetën, ja simptomat

    Ka*ceri i zorrës së trashë, zbulimi në kohë që shpëton jetën, ja simptomat

    Muaji mars, është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit kolorektal, një nga sëmundjet tumorale më të përhapura në vendin tonë.

    Doktor Agim Karaj, i ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, ka folur mbi kancerin kolorektal dhe kërcënimin që sjell për shëndetin e gjithësecilit.

    I pyetur për simptomat që paralajmërojnë për një kancer të zorrës së trashë, ai ka përmendur disa:

    E para është shfaqja e gjakderdhjes në feçe, ndyshimet në zakonin e zorrës dhe defekimit, dhimbjet në fund të barkut dhe personat që vuajnë nga anemia dhe ata që vërejnë ndryshime në ngjyrën e feçeve.

    Doktor Karaj, ka folur mbi rëndësinë e kryerjes së ekzaminimeve dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

    I pyetur për ndërhyrjen më të komplikuar që ka kryer, dr.Karaj, ndau në Medicus dhe eksperiencën e tij me një paciente që kishte një masë shumë të madhe tumorale.

    Me disa metoda të veçanta, jo shumë të aplikuara, ai shpjegon se arriti të heqë një tumor që quhet kordomë, një lloj tumori i lindur, i cili prek shtyllën kurrizore. Një operacion i gjatë dhe shumë i komplikuar, i cili rezultoi i suksesshëm dhe pacientja gëzon shëndet të plotë.

    (Balkanweb)

  • Lëkundje të “fuqishme” tërmeti në Ballkan, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të “fuqishme” tërmeti në Ballkan, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter goditi zonën e Kvarnerit në orën 10:21, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

    Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në juglindje të Rijekës, gjegjësisht 11 kilometra në veriperëndim të Crikvenicës, transmeton portali Index.

    Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë në një thellësi prej 5.3 kilometrash.

  • Lëkundjet e forta të tërmetit ‘shkundin’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Lëkundjet e forta të tërmetit ‘shkundin’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot pjesën jugore të arkipelagut indonezian, njoftoi Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG).

    Epiqendra e tërmetit ndodhet 104 kilometra në juglindje të qytetit të Ede (në ishullin Flores) dhe thellësia fokale llogaritet në 47 kilometra.

    Në deklaratën e BMKG theksohet se nuk ka rrezik për cunami.

    Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.

    (BalkanWeb)

  • Sot rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit: Breshër dhe rrebeshe! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

    Sot rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit: Breshër dhe rrebeshe! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

    Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Të shtunën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, ku në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

    Ndërsa të dielnë parashikohet kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell.

    Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

    Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

    Njoftimi i SHMU:

    Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikoohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

    Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

  • “Vuan nga a*tizmi”, Meritoni tr*ndit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje nënës: Me lejo të jem afër tij!

    “Vuan nga a*tizmi”, Meritoni tr*ndit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje nënës: Me lejo të jem afër tij!

    Meriton Mjekiqi, konkurenti i Big Brother Vip ka përlotur publikun me rrëfimin e tij. Ai ka treguar mbrëmjen e sotme arsyet pse është larg djalit. Gjithashtu, mes lotësh, Meritoni tha se i biri vuan nga autizmi.

    “Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemev. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktak s;’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”-ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.

    “Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në AustrI, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël.

    Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”-tregoi sonte Meritoni gjatë spektaklit.

  • “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë”, Xhensilës dedikim për Besin pas ndarjes që bëri bujë?

    “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë”, Xhensilës dedikim për Besin pas ndarjes që bëri bujë?

    “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ike, shumë shpejt ti ike, zemrën ma le bosh. Ike, o sa kam qarë, me lot jam larë. Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër.”

    Këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të publikuar ditën e sotme nga Xhensila Myrtezaj dhe padyshim mund të themi që është një deidikim për Besin, mes thashethemeve se janë ndarë.

    Projekti i ri i këngëtares titullohet “Lotët”.

    Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë punlike, prej kohësh në media po qarkullon lajmi se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Madje dyshja kanë fshirë dhe fotot më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

    Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert./albeu.com

  • Futbolli në zi/ Ndërron jetë papritur futbollisti i njohur, vetëm 24 vjeç

    Futbolli në zi/ Ndërron jetë papritur futbollisti i njohur, vetëm 24 vjeç

    Tragjedi për klubin e divizionit të parë në Bolivi, Real Santa Cruz.

    Futbollisti 24-vjeçar, Guillermo Denis Beltran humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën. Kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë, teksa pavarësisht të gjithë përpjekjeve të stafit mjekësor, Beltran nuk ia doli dhe humbi jetën në klinikë.

    Kapiteni i Santa Cruz shpjegon momentin e rëndë gjatë stërvitjes duke theksuar se Beltran deri në momentin kur humbi ndjenjat ishte duke u stërvitur normalisht.

  • “Breshër dhe rrebeshe”/ Moti bën kthesën e fortë në fundjavë: Ja zonat ku do të bjerë dëborë, duket filluar nga…

    “Breshër dhe rrebeshe”/ Moti bën kthesën e fortë në fundjavë: Ja zonat ku do të bjerë dëborë, duket filluar nga…

    Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Të shtunën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, ku në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

    Ndërsa të dielnë parashikohet kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell.

    Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

    Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

    Njoftimi i SHMU:

    Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikoohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

    Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.