Elton Ilirjani nëpërmjet një insta story ka bërë me dije që sot do të jetë një ditë shumë e rëndësishme ku do të vendoset se ccfarë do të ndodhë me Parashqevi Simakun.
Akoma nuk është e qartë për ccfarë bëhet fjalë, por duke u nisur nga ajo që tha Arjan Curri mbrëmë ka të bëjë me shëndetin e saj dhe trajtimin që duhet të marrë.
Curri tha:
“Pash që për Prashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të heshtë, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.
Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.