CMENDURI në Astir! U largua me të dashurin, babai e denoncon të rrëmbyer: Forca të shumta policie poshtë pallatit, vajza mbyllet në shtëpi(Video)

Një pallat në Astir është rrethua nga forca të shumta policie, pasi një qytetar e ka denoncuar të rrëmbyer vajzën e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha mësohet se kjo situatë erdhi pasi e reja është larguar me të dashurin.

Babai ka njoftuar se e kanë rrëmbyer dhe policia është në katin e gjashtë të banesës së familjes.

Bashkë me policinë janë edhe prindërit e vajzës.

Pasi ka lajmëruar policinë, vajza është mbyllur në shtëpi dhe po negociohet që ajo ta hapë derën e banesës.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”, shkruhet në reagimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *