DHIMBJE SA MË SKA! Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve humb jetën nga infarkti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bremen, Gjermani. Mirela, një nënë e tre fëmijëve të moshave 4, 8 dhe 10 vjeç, ka ndërruar jetë papritur pas një infarkti në zemër.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik një mike e familjes, e cila bën thirrje për ndihmë për të mundësuar transportin e trupit të saj në vendlindje.

Në postimin e saj, ajo shprehet: “Mirela la pas tre fëmijë të vegjël dhe për fatin e tyre ende nuk kemi informacion. Ju lutem, bashkohuni për të ndihmuar këtë kauzë humanitare.”

Mirela ishte një grua e dashur dhe e njohur në komunitetin shqiptar në Bremen. Humbja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e saj.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, është bërë thirrje për kontribut financiar që do të shërbejë për kthimin e saj në atdhe dhe për të mbështetur fëmijët e saj që kanë mbetur pa prind.

Informacionet për mënyrën e ndihmës mund të merren përmes kontakteve të afërmve ose miqve të Mirelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *