Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se viktima Ramazan Mataj, i vrarë në Shkodër disa javë më parë, ishte një person problematik i cili ngacmonte shumë vajza dhe gra të fshatit ku jetonte.
Në një intervistë për Shqipëria live, gazetarja tha se ankesa për të kishin bërë edhe familje të tjera.
Gazetarja Aida Topalli: Kur unë kam pyetur në fillim për çfarë u vra Ramazan Mataj, ajo që ne menduam ishte se ka qenë në Belgjikë, e të vjen në mendje aktiviteti i narkotikëve. Më thanë se nuk linte asnjë grua në atë fshat pa ju shkruajtur e nuk linte asnjë grua pa e shantazhuar. Dhe ishte folur e bërë thirrje disa herë dhe nga familjarët, vëllezërit e Armelës por edhe nga persona të tjerë.
Jo vetëm që nuk e kishte dëgjuar këtë pjesë. Vjen një pikë që fukarait po i shkove deri në fund, nuk ka asgjë për të humbur.
E quan si vendosje në vend e nderit të motrës.
Duke qenë në një situatë të tillë, Prokurorisë e gjykatës i duhet ta vlerësojë më ndryshe këtë situatë, pa dashur të ndërhyj në vendimet e tyre.
Kur ka vrasje të tilla, në vende të tjera të botës hetohen dhe gjithë shkaqet që kanë cuar në këtë pikë, ka dhe një detyrim moral e shoqëror që duke qenë i detyruar, e duke njohur vlerat morale kanë dhe lehtësim për kryesit e këtyre veprave./Radar.al
Në një intervistë për Top Channel, Armela Hasaj motra e vëllezërve që i morën jetën Ramazan Matajt në Shkodër, ka rrëfyer detaej të trishta nga marrëdhënia e saj me viktimën.
Teksa na zbuloi se shpesh herë është përballur me situata të pakëndshme për shkak të viktimës, Armela rrëfen se ka humbur foshnjën 9 muajshe në bark për shkak të tij.
Më tej ajo shton se ka një vajzë 5-vjeçare, të cilën ish-bashkëshorti i saj i dytë nuk e ka takuar asnjëherë.
Ajo deklaroi se në momentin kur ndodhi ngjarja ka tentuar të vrasë veten por e ka shpëtuar pikërisht e bija, ndërsa tregoi se me familjen nuk ka asnjë lloj kontakti që nga momenti kur Ramaza Mata i dërgoi atyre foto të saj intime.
“Vinte çdo ditë, vinte afër shtëpisë, qëndroja brenda se s’kisha çfarë të bëja. Të gjithë e kishin kuptuar këtë situatë. Pastaj gjeti kontakt me ish-kunatën time, i dërgoi foto dhe gjëra. I ka shkuar babit tek shtëpia, më ka ardhur babi në 12 të natës në shtëpi dhe më ka thënë çfarë janë këto gjëra. Që nga ai moment s’kam pasur kontakt me askënd në familje. Bëhet fjalë për 4 vite më parë”, tha Armela mes lotësh.