Ikën i ftohti POLAR, fillon rritja e temperaturave/ Meterologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit gjatë fundjavës

Fundjava do të jetë me mot të ngrohtë, thotë meterologia e MeteoAlb, Lajda Porja.

Të shtunën dhe të dielën do të kemi rritje të temperaturave. Nuk pritet të ketë reshje.

“Tashmë, gradualisht masa e ftohtë polare po degradon duke u zhvendosur drejt Evropës Juglindore, duke bërë që menjëherë temperaturat të ndryshojnë. Përsa i përket motit, sot vranësirat kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit, dhe parashikohet që herë pas here të kemi kthjellime, vranësira, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit janë rritur me të paktën dy gradë. Minimalja është regjistruar -5 gradë në qytetin e Peshkopisë. Parashikohet një tjetër rritje me vlera maksimale, duke e ngjitur termometrin në 15 gradë.

Por si parashikohet fundjava? E shtuna dhe e diela mjaft të ngrohta. Presim temperatura deri në 18 gradë. Fundjava nuk pritet që të sjellë reshje”, u shpreh meterologia e MeteoAlb, Lajda Porja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *