Janari mbyllet EGER, shkurti sjell cmendurine

Janari do të mbyllet i ftohtë, me reshje shiu e dëbore dhe temperatura të ulëta. Këtë parashikim njoftoi në “Dita Jonë” meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, sipas të cilës pas ditëve të ngrohta, nesër rikthehen rrebeshet në territor, ndërsa temperaturat nga 20 gradë që janë sot, nesër do të ulen me 4-5 gradë.

“Janari ka patur 11 ditë të ftohta, ka qenë më ngrohtë se janari i kaluar, presim edhe sot 20 gradë celsius. Vonë në mbrëmje rikthehen reshjet në veri e veriperëndim, në Shkodër dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë territorin shqiptar. Nesër kemi rrebeshe në pjesën e parë të ditës, reshje dëbore në zonat malore mbi 1 mijë metër lartësi. Janari mbyllet me shi dhe borë dhe temperatura të ulëta. Nesër rënie e theksuar e vlerave termike Nesër kemi 14-15 gradë edhe reshje dhe temperatura të ulëta”.

Ndërsa muaji shkurt, sipas meteorologes së A2 CNN, do të jetë më i ngrohtë se janari por ka disa ditë me temperatura të ulëta.

“Duhet të mësohemi me kushte te tjera të motit në shkurt, mund të jetë më i butë sesa janari, ka një periudhë nga data 4-9 ku termometri zbret në vlera minus 8 në zonat malore dhe zero në kryeqytet dhe zona të ulëta. Deri në 14 shkurt moti do të jetë i qëndrueshëm, reshje lokale, por temperatura të ulëta. Deri nga data 14-15 shkurt nuk presim më 20 gradë edhe pse do të ketë diell, temperaturat do të jetë 10-14 gradë në gjysmën e parë të shkurtit”, paralajmëroi Porja.

Sipas saj situatë kritike do të jetë në kontinentin europian me stuhi ciklonike, ndërsa Ballkani me reshje dëbore.

“Europa në 80% të territorit është në situatë kritike. Një stuhi ciklonare në Atlantik drejt ishujve britanikë dhe Skandinavisë. Europa është në kushte kritike. Ballkani me reshje dëbore, Mali i zi Kosova dhe Shqipëria e Greqia kryesisht me reshje shiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *