Moti bën kthesën e madhe, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës, ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe jug, duke u përhapur më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Pasdite do të nisin reshjet e borës, fillimisht në Alpe me intensitet mesatar deri në stuhi, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje më të lehta, herë-herë me intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë.

Në disa zona, sidomos në lugina dhe bregdet, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 12 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim të lehtë në det.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta. Në zonat malore parashikohen vlera nga -4 deri në 9 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare pritet të variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *