Temperaturat në vendin tonë priten të jenë të lartë edhe gjatë fundjavës. Meteorologia Lajda Porja nga “Meteoalb” thotë se e shtuna dhe e diela do jenë më mot të ngrohtë, me vranësira, por jo reshje shiu apo dëbore.Sipas saj, termometri do të shënojë 20 gradë Celsius.
“E shtuna dhe e diela do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku paraditet do të jenë me diell në pjesën më të madhe të territorit, kurse pjesa e dytë e ditës do ketë vranësira të lehta gjatë të shtunës dhe vranësira disi më të dendura gjatë të dielës, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat maksimale deri në 20 gradë Celsius. Temperatura mjaft të larta në periudhën në të cilën ndodhemi”, theksoi ajo.