NJË PJESË E MADHE E EUROPËS DO TË PËRFSHIHET NGA NGRICAT SIBERIANE.
METEOROLOGËT ITALIANË PARALAJMËROJNË SE MESI I JANARIT PRITET TA GJEJË KONTINENTIN E VJETËR, PËRFSHIRË KËTU EDHE BALLKANIN, TË VESHUR ME NJË PELERINË ANTICIKLONIKE TË FTOHTË.
TEMPERATURAT E BUTA DO T’IA LENË VENDIN NGRICAVE, MEGJITHATË MBETET E PAQARTË NËSE KËTO MASA AJRORE DO TË JENË KALIMTARE APO DO TË ZGJASIN NË KOHË.
NDËRKOHË, KËTË FUNDJAVË, BRITANIA E MADHE, SKOCIA DHE IRLANDA E VERIUT NDODHET NËN PUSHTETIN E BORËS. TEMPERATURAT ARRIJNË NË -10 GRADË NË SKOCI, NDËRSA NË DISA PJESË TË VENDIT KA PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE.
BORA E DENDUR KA PËRFSHIRË GJATË NATËS ANGLINË DHE UELLSIN, NDËRSA AUTORITETET PARALAJMËROJNË SHOFERËT TË KENË KUJDES PËR SHKAK TË NGRICAVE NË RRUGË.
DISA AEROPORTE KANË MBYLLUR PËRKOHËSISHT PISTAT, PËRFSHIRË AEROPORTIN E MANÇESTERIT, TË LIVERPULIT DHE TË BIRMINGHAMIT. GJATË TË DIELËS, PRITEN VONESA APO ANULIME EDHE TË TRENAVE. NDËRSA, NË UELLS, NJË AUTOBUS HUMBI KONTROLLIN DHE U PËRPLAS ME NJË MUR PËR SHKAK TË BORËS DHE AKULLIT, NDËRSA PARALAJMËRIMET PËR MOTIN E KEQ MBETEN NË FUQI NË TË GJITHË VENDIN.