Meteorologia Tanja Porja, tha se gjatë ditës së sotme do të ketë rrebeshe afatshkurta kryesisht në veri dhe pasdite do të ketë reshje me intensitet dhe rrebeshe edhe në lindje e juglindje.
“Reshje që në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht në veri, më pak në qendër e zonat jugore. Sot kemi reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në mesditë kemi intensitet të reshjeve dhe rrebeshe afatshkurtra në veri dhe qendër dhe në zonat jugore. Në pjesën e dytë të ditës rrebeshet zhvendosen drejt lindjes dhe juglindjes”, tha Porja në A2 CNN.
Sipas saj, pas mesditës do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.
“Termometri ulet me 3 gradë në të gjithë Shqipërinë”.
Mot i paqëndrueshëm do të jetë edhe në rajon. Sipas meteorologes, reshjet e shiut dhe të dëborës do të karakterizojnë gadishullin ballkanik.
“Në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi, si edhe Greqi e Turqi me vranësira, stuhi ere dhe rrebeshe shiu. Reshje bore në brendësi të gadishullit. Kroacia dhe Serbia me reshje bore, Mal i zi me rrebeshe shiu e dëbore. Edhe Kosova me reshje të pakta shiu dhe kryesisht reshje dëbore. Ka një rënie të temperaturave në orët e mesditës”, tha Porja.