Tragjedi në vend! Tre të VD*KUR në një aksident

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën. Rastin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai.

Nura shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *