Dhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 u lënduan në një zjarr që përfshiu një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën Bolu, në veriperëndim të Turqisë gjatë natës.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya.
“Sot në orën 03:27 ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive në Kartalkay. Për fat të keq numri i të viktimave ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, njoftoi ministri përmes rrjetit social “X”.
Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit po punojnë ende për ta shuar atë, tha për transmetuesin shtetëror TRT guvernatori i Bolu-s, Abdulaziz Aydin.
Ai njoftoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe autoritetet janë duke kryer hetimet. Ai shtoi se zjarri ka rënë në dyshemenë e restorantit dhe ndërsa në hotel ndodheshin 234 persona.